Edon Zhegrova është parë tejet i afërt me një zeshkane.


Në njërin prej postimeve të fundit që futbollisti kosovar i cili luan për Baselin e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, një koment ka tërhequr shumë vëmendjen

Në mesin e shumë prej tyre ra në sy komenti i një vajze me inicialet E.M e cila si foto profili në llogarinë e saj në Instagram kishte një foto me Edon Zhegrovën të cilit i është ulur në prehër.

Reklamë

“Ti ke punuar për suksesin tënd. Ti meriton shumë më shumë. Mburrem me ty”, ka shkruar ajo pranë postimit të Edonit.

Vajza në foto duket tejet e re në moshë dhe duke qenë se Edon Zhegrova nuk ka folur për ndonjë lidhje të mundshme nuk dihet nëse është apo jo e dashura e tij por bazuar në këtë foto shihet se dyshja raportet i kanë shumë të afërta.

Se çfarë fshihet pas kësaj fotografie mbetet ta marrim vesh shumë shpejtë.