Opinionistja e edicionit të dytë të BBVA, Zhaklinë Lekatari po viziton Serbinë.

Vizitën e saj në Serbi po e tregon duke postuar foto të vendeve të ndryshme duke e nisur me një fotografi të flamurit serb me mbishkrim “Mirë se vini”.

Kjo foto shkaktoi një mori komentesh negative drejtuar asaj.

Por një gjë e tillë nuk e ka penguar Zhaklinën e cila ka vazhduar me postimin e fotografive.

Kësaj radhe ajo postoi një foto të një murali në Beograd, ku figuron portreti i rusit Albert Andiev, i njohur si një anti-shqiptar në vitet 1998-1999.

Reklamë