Me 25 shtator familjes Fejzullahu iu shtua një vogëlushe e ëmbël me emrin Ana.


Prindërit Ermali dhe Ariana ndanë menjëherë lajmin me ndjekësit e tyre në Instagram aso kohe.

Tani vogëlushja Ana ka mbushur më se 5 muaj dhe tiparet e saj fizike mund të paraqesin se cilit prind i ka ngjarë më shumë.

Reklamë

Ariana hyri sot në Instagram duke ndarë një fotografi me Anën në krah, duke pyetur ndjekësit e saj se kujt i ka ngjarë Ana.

Në mesin e shumë përgjigjeve ishte edhe ajo e bashkëshortit të saj Ermalit.

“Edhe pse më përngjan mua komplet, uroj ta ketë shpirtin tënd.” – i përgjigjet ai bashkëshortes së tij, Ariana.

/Reporteri/