Ka nisur nata finale e Eurovisionit, ku do të performojë edhe Albina e Familja Kelmendi të cilët këtë vit dërguan Shqipërinë në finale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për shqiptarët që të votojnë për këngën “Duje”.

“Duje” dhe lartëso Shqipërinë!

Reklamë

Për renditje sa më të lartë të Shqipërisë në Eurovision 2023, dërgoni SMS me numër 10, në numrat përkatës të shteteve ku jetoni, sonte, pas interpretimit të të gjitha këngëve finaliste.

Të përbashkuar për ??@kelmendialbina dhe Familja Kelmendi!”, ka shkruar Kurti.

Pas pak Albina Kelmendi ngjitet në skenë, këtu mund ta ndiqni LIVE finalen e Eurovision’it