Një kompliment i grimeres së njohur nga Kosova, Sellma Kasumoviq, për vajzën e kriminelit Arkan, ka ngjallur reagime të shumta.
Në komentin e saj në Instagram, përballë fotografisë së vajzës së Arkanit, Sellma Kasumoviq shkruan ‘lepotica’ (bukuroshe).
E kjo “miqësi” e Sellmas me vajzën e Arkanit po nxit reagime nga komentues nëpër rrjete sociale.
Por, kush është Anastsija Raznatoviq?
Anastsija Raznatoviq është vajza e Zeljko Raznatovic, i njohur më së miri si Arkani, kriminel i luftërave në ish-Jugosllavi, dhe e këngëtares se njohur serbe Ceca.
Në ditëlindjen e saj të 18, Anastsija Raznatoviq, vajza e kriminelit Arkan, kishte bërë festë të madhe.
Dailymail, para dy vitesh shkruante për jetën e shtrenjtë që bën Anastasija Raznatoviq me titull “Kah i merr gjithë këto para”.
Babai i saj ishte një nga kriminelët më të kërkuar, i cili u qëllua për vdekje para se të dilte para Tribunalit për krime lufte.
Tani, vajza e liderit të paramilitarëve serbë, Arkan – i cili akuzohej për masakrimin e qindra kroatëve dhe myslimanëve në Bosnjë në vitet e 90’ta, tani po e paraqet veten në rrjetet sociale bashkë me jetën e shtrenjtë që bën.
Kur dailymail, shkruante këtë artikull në vitin 2016, tregonte se si Anastasija Raznatoviq, atëkohë 18 vjeçare, tregonte në rrjetet sociale jetën e ‘shtrenjtë’ që bën dhe tendencën të paraqitej si një Kim Kardashian serbe.
Babai i saj, i njohur për krime lufte, i ka lënë si duket një pasuri të madhe trashëgimi. Dhe nëna e Anastasias është Ceca, e cila është një yll i madh në vendin e saj. Në kohën kur dailymail shkruante profilin e vajzës së Arkanit, ajo kishte 465,000 ndjekës në Instagram.
Dailymail shkruan se si ish-i dërguari i SHBA’së për negociata me Millosheviqin, Richard Holbrooke, shkruante në memoaret e tij se si ‘edhe vetë Millosheviqi ia kishte frikën Arkanit’.
Njësitet famkeqe të Arkanit, njihen si persona të rekrutuar nga burgjet dhe huliganë të futbollit, ku prej atje i nxjerrte Arkani dhe i dërgonte për të kryer masakra ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.