Sot në gjithë botën po festohen Krishtlindjet ndërsa fryma festive ka filluar të ndihet kudo.
Edhe ylli televiziv, Kylie Jenner nga shtëpia e saj ka sjell pamje të ndryshme të ambientit të dekoruar, teksa mbrëmë ajo është shoqëruara nga mikeshat e saj.
22 vjeçarja ka publikuar një fotografi në të cilën shihet përkrah shoqeve të saj, të gjitha vajzat ishin kombinuar në veshjen zyrtare të festave të fundvitit, kuq e bardhë.
Vajzat dukeshin për mrekulli krah njëra-tjetre, derisa Kylie ka shkruar “Shpirtit i festave të fundvitit”.
Ndryshe, Kylie po përmbyll një vit të suksesshëm me linjën e saj të kozmetikës, ndërsa javë më parë i dha fund lidhjes me reperin, Travis Scott me të cilin ka një vajzë.
