Dy yjet e hip hopit, Lluni dhe Blleki, kanë prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.


“Tërmet” mban titullin kjo këngë, derisa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për ‘beatin’ është përkujdesur Blleki, nën producimin e K-Master.

Reklamë

Kjo video atraktive e shoqëruar me një numër të madh të të rinjëve i është besuar Dardan Visuals, Erzen Arifi.

Ndërkohë, Blleki dhe Lluni janë anëtarët e rinj të grupit “PINT”, të cilët shquhen për zërat e veçantë dhe tashmë janë bërë shumë të pëlqyer nga publiku, transmeton Telegrafi.

Kënga e tyre është publikuar në kanalin zyrtar të këtij labeli, të themeluar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son, e që pritet të ketë suksesin e merituar nga fansat e dyshes.

https://www.youtube.com/watch?v=izGAGKZim_c

Lluni tash e një kohë është duke punuar në albumin e ri, madje kjo këngë besohet të jetë pjesë e tij.

Reklamë