Lora Braha prezanton vajzën e saj.
Edhe Lora ndoqi rrugën e së motrës Mihrije Brahës duke shfaqur talentin e saj si këngëtare.
Lora Braha njihet për këngët solo dhe bashkëpunimet me Mihrijen, që u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja.
Megjithëse ishte shumë aktive në muzikë, Lora u desht të ndalte aktivitetin e saj pasi u bë nënë.
Ndërkohë ajo vazhdon të mbajë komunikimin në rrjetet sociale me publikun përmes storieve të ndryshme.
Këngëtarja së fundi prezenton vajzën e saj Elonën e cila sot ka ditëlindjen.
Për këtë ditë të veçantë, Lora ka disa fjalë për të bijën: “Urime zemër datëlindja, të uroj krejt të mirat, edhe . TË DUAM PA FUND”, shkruan ajo krahas një imazhi të bukur.