Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, votoi në Shkodër.

Ai tha për gazetarët se vota është detyrë e tij si qytetar.

Luiz Ejlli: Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu sdo kisha fitu. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart.

Reklamë

Por pyetjes se a do bëhet një ditë pjesë e politikës shqiptare, këngëtari shkodran me shaka tha se këtë gjë do e bisedoj me Kryeministrin Rama.

“Do e diskutoj me Ramën këtë punë” tha ai.