Bashkëshortja e Medës ka publikuar foto nga dita e martesës.
Bashkëshortja e Medës, Luljeta Përgjeqaj është kthyer në kohë, shkruan lajmi.net.
Atë si duket e ka kapluar nostagjia e ditës kur i dha fund beqarisë dhe u martua me këngëtarin.
Ajo e ka kujtuar momentin më të rëndësishëm të jetës nëpërmjet publikimit të një fotografie të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Imazhit i ka shoqëruar një emotikon zemër dhe ka pranuar komente e pëlqime të shumta.