Mc Kresha i ka komentuar dhe ka falënderuar Xherdan Shaqirin për triumfin në Ligën e Kampionëve.


Mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Tottenham-Liverpool dhe përfundoi me rezultat 2:0, kështu ‘The Reds’ u shpallën edhe kampion.

Fitores së Liverpool iu gëzua edhe Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar i cili luan për këtë ekip.

Reklamë

Ai e ka publikuar një foto në Insagram ku shihet me trofe në dorë dhe pranë saj ka shkruar ‘Elhamdulilah’.

Aty nuk kanë munguar komente të shumta, ndër to edhe ai i Mc Kreshës.

“Vëllai im, urime dhe faleminderit”, komentoi Kresha, i cili është fans i zjarrtë i Liverpoolit.