Dy reperet kosovare të cilat po e bëjnë ligjin në tregun tonë, Tayna dhe Melinda Ademi nuk po pushojnë së thumbuari njëra-tjetrën.
Melinda Ademi sot në një video ka thumbuar senzacionin Tayna, për shkak se kjo e fundit u rrëzua në skenë gjatë një mbrëmjeje muzikore, shkruan Reporteri.net
Autorja e hiteve ‘Karma’, ‘Çifteli’ e ‘Pika Pika’, ka publikuar në InstaStory një video me këngën “Bëj kujdes nga banania”, video kjo dedikuar për incidentin që i ndhodhi Taynas ditë më parë.
Por, a ka harruar Melinda Ademi se para disa muajve kishte qenë duke e thyer çafën në një mbrëmje ku po performonte?
Reporteri ua sjellë momentin kur Melinda Ademi ishte rrëzuar keq në skenë:
Madje, ky nuk është momenti i vetëm kur ajo kishte pasur momente të sikletshme, pasi në ‘repertuarin’ e saj ka edhe një moment që ajo nuk do të dëshironte ta shihte.
Asaj i kishte rënë parukeja gjatë një performance në një nga klubet e Kosovës./Reporteri.net/