Koronavirusi ka qenë shkaku i shumë anulimeve në Hollywood gjatë javëve të fundit, shkruajnë mediat e huaja.
E tani në rrezik për t’u anuluar është edhe ngjarja e madhe Met Gala ani pse deri tani planet po vazhdojnë normalisht.
“Ne po e planifikojmë dhe presim një mbrëmje të mrekullueshme”, ka thënë Nancy Chillo për The Cut, transmeton lajmi.net.
Data për mbajtjen e Met Gala është 4 Maj, mirëpo nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë ndryshim.