Modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Alexina Graham, e ka konfirmuar vetë lajmin se është prekur nga Covid-19.
Alexina ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto nga spitali, duke rrëfyer sa e vështirë ka qenë për të e gjitha kjo eksperiencë.
Modelja tregon se krahu i saj i djathtë ishte motra, e cila është kujdesur për të gjatë gjithë kohës.
Alexina i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi dhe ta marrin më seriozisht situatën, pasi është shumë e frikshme.
Ajo rrëfen si i ka përjetuar simptomat, ndërsa shton se gjendja e saj shëndetësore është tashmë më e stabilizuar.
https://www.instagram.com/p/B-Wb_nnHVjH/?utm_source=ig_embed