Modeles së njohur një veturë e tipit Bentley i ka dalur dardhë me bishtë
Morena si duket është mashtruar nga një person, i cili ia ka dhuruar asaj një Bentley në vlerë prej 235 mijë euro, por kjo veturë më pas rezultoi të ishte e vjedhur, shkruan Reporteri.net
Dogana e Kosovës ka vlerësuar se Morena Tarakau ka tentuar t’i shmanget pagesës së taksës doganore, duke e paraqitur si të re veturën me mbi 2-mijë km të kaluara.
Tani në disa audio-inçizime që ka siguruar emisioni ‘Review’ dëgjohet Morena duke bërtitur dhe duke i lutur personit që e ka mashtruar që t’ia tregoj lokacionin.
“Unë jom tuj t’lut çoma lokacionin, live. O çoma lokacionin.“ – dëgjohet duke folur me emocione, Morena.
Tutje, gjatë bisedës Morena dëgjohet duke përmendur edhe Zotin e Allahun. /Reporteri.net/