Mozzik u kthye fuqishëm në skenë në javën e parë të muajit nëntor me këngën “Dhelpër dinake” që ka thyer shumë rekorde.


Që në ditët e para të publikimit, kënga u shndërrua në hit dhe vazhdon të jetë një prej realizimeve më të pëlqyera të momentit.

Tash kur kanë kaluar vetëm dhjetë ditë nga postimi i klipit të ri, videoja muzikore është shikuar afro shtatë milionë herë në YouTube.

Reklamë

Në ndërkohë, reperi ka paralajmëruar se në dhjetor do të vijë me një tjetër projekt të këtij niveli.

“S’kam qare pa e djegur lojën edhe njëherë në dhjetor. Kështu që e kam edhe një surprizë të madhe për juve”, ka shkruar Mozzik në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

S’kom qare pa e djeg lojen edhe niher n’Dhjetor ???? Kshtut qe e kom 1 surprize t’madhe per juve ? #Dhjetori #December #2EUROMUSIC

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on