Ledri Vula, reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, ka rrëfyer për kohët e vështira të luftës.
Ai përmes disa imazheve të bëra para 20 vitesh, ka rikujtuar periudhën e vështirë në të cilën ka kaluar vendi ynë.
“Në këtë ditë para 20 vitesh, rruga për Maqedoni dukej shumë e gjate. Vetem teshat e trupit dhe shpresa se nuk do te ndodh asgjë e keqe rruges. Nana voziste dhe tere kohen na thoshte do te kthehemi, une nuk e disha a me i besu a jo” ka shkruar Ledri.
Ai ka zgjedhur disa imazhe shumë emocionuese për të treguar rrugëtimin e tij drejt emigrimit në Maqedoni.
Ndryshe, Ledri po vazhdon të jetë aktiv me shumë projekte muzikore dhe koncerte të shumta.