Pak javë më parë Dafina Zeqiri dhe Dj Geek pranuan për të gjithë ndjekësit e tyre se ishin në një lidhje dashurie.


Që prej atij momenti dyshja nuk ka ngurruar të ndajë momentet më të ëmbla pranë njëri-tjetrit, xhirot me motor apo përqafimet.

Së fundmi ka qenë Dafina ajo e cila ka zgjedhur të publikojë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto në krahët e Dj Geek duke i dedikuar disa fjalë dashurie. “Të du’du”, ka shkruar këngëtarja krah fotos e cila ka marrë menjëherë një sërë pëlqimesh dhe komentesh.

Reklamë

Në foto duket se Geek e ka shoqëruar Dafinën gjatë xhirimeve të klipit të saj më të fundit ‘Merri krejt’, duke treguar kështu se gjendet gjatë gjithë kohës pranë artistes.

https://www.instagram.com/p/B81s7PCBvP-/?utm_source=ig_embed