Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Olta Gixhari vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjete sociale pas daljes nga shtëpia.
Së fundmi, aktorja e njohur është përgjigjur në disa pyetje të fansave në Instagram të cilët janë kuriozë të dijnë sa më shumë rreth saj.
Njëri prej tyre e ka pyetur në lidhje me Armina Mevlanin, të cilën aktorja e ka shoqe, por e cila ka mbështeur konkurrentin e saj më të madh benda shtëpisë dhe fituesin e BBVA, Luiz Ejllin.
“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e pyeti dikush, të cilit iu përgjigj me “aspak”.
“Aspak. Unë Arminën kam shoqe të mirë. Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po më ka ngelur hatri”, u përgjigj Olta.
