Në moshën 59-vjeçare, ylli i Hollivudit duket se ka ndalur kohën.

Brad Pitt dukej i freskët dhe sigurisht më i ri se mosha e tij teksa u fotografua në xhirimet e një reklame në Francë të dielën.

Aktori merrte pjesë në reklamën e një kompanie të njohur aparatesh kafeje në një vresht, në rajonin Var të Rivierës Franceze.

Reklamë

Aktori fitues i çmimit Oscar shkëlqeu në një veshje krejt të bardhë dhe vodhi shfaqjen me stilin e tij rinor, teksa përshëndeste të pranishmit.