Aktori nga Juniku Edi Lushi, i cili tashmë në linjën e tij profesionale ka të krijuar shumë filma, sapo ka publikuar një foto e cila tregon anën artistike të tij. Foto është realizuar në qytetin e New Yorkut, ku edhe po qëndron aktori.
Burime të portalit GazetaProjekti marrin vesh se aktori tashmë i ka realizuar xhirimet e filmit i cili pritet të jetë sensacion ndërkombëtar, ku edhe ka siguruar foto ekskluzive. Pjesë e filmit është edhe gangsteri i famshëm, John Alite.
Filmi pritet të jetë njëri nga filmat më të suksesshëm pasi është duke u xhiruar nën produksionin e Hollywoodit.


