Ditën e sotme, Dua Lipa, ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Ajo pranoi këtë nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Pas kësaj, Dua ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka shpërndarë disa fotografi e video nga momenti, ndërsa shtoi se po ndihet shumë krenare.
“Faleminderit president Bajram Begaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për këtë nderim – mora shtetësinë shqiptare.”, tha Dua.
“Faleminderit, po ndihem shumë krenare”, vazhdoi më tej ajo.
Ndryshe, ditën e nesërme (28 nëntor), Dua do të mbajë koncert në Tiranë.
