Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm shqiptar, Gashi tregon vazhdimisht që është krenar me prejardhjen e tij.
Këtë ai e ka bërë edhe në një video të publikuar së fundi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
Gashi në një video ka shfaqur disa ushqime tradicionale shqiptare të përgatitur nga nëna e tij.
“Pjesa më e mirë e të qeni shqiptar është ushqimi” ka shkruar Gashi përkrah videos. Ndryshe, projekti i tij i fundit është kënga ‘That’s mine” e cila erdhi në bashkëpunim me reperin e njohur kosovar, Ledri Vula.