Prej më shumë se dy vitesh Aurela Hoxha po jeton në Barcelonë ku është bërë sipërmarrëse me një brand të vetin.
Edhe pse larg syrit të publikut shqiptar, pak kohë më parë u zbulua se Aurela po bashkëjeton me partnerin e saj në Spanjë.
Partneri i Aurelës quhet Alban dhe është rezident prej shumë vitesh në Barcelonë ku ka biznese të konsoliduara në fushën e hotelerisë.
Aurela dhe Albani janë njohur gjatë pushimeve të saj në Spanjë nga miq të përbashkët rreth 3 vite më parë. Pas takimit të parë, Albani vendosi të vijë në Shqipëri për të kaluar më shumë kohë me Aurelën.
“Panorama plus” ka publikuar disa foto të çiftit gjatë pushimeve duke na njohur kështu me të dashurin e Aurelës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.