Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë me famë botërore, Era Istrefi, është njëra prej artisteve që do të performojë sot në ceremoninë inauguruese të “Air Albania Stadium”.


Në videon e publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë video shihet Era duke kënduar këngën “Live it up”, që ishte kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018”. Por, krahas kësaj, artistja shqiptare do të performojë edhe dy këngë të tjera që nuk janë bërë të ditura për publikun.

Reklamë