×
  • Show Time
  • Show Time

    Puna po bëhet edhe më serioze, PRO taksës del edhe Sellma

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 18:27

    Ndër grimeret më të famshme në Kosovë, Sellma Kasumoviq është përfshirë padashje në çështjen e vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.


    Ajo ka deklaruar se pasi e “inkuadruan” në politikë e mbështet vendimin e kryeministrit 100 % taksë ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

    E gjitha ka nisur pasi pasi është kritikuar shumë për një koment që i ka bërë  në  Instagram vajzës së kriminelit serb, Arkan.

    Sellma është mbrojtur duke thënë se nuk e dinte që bëhej fjalë për vajzën e Arkanit, transmeton Reporteri.net.

    “Faqja menaxhohet nga disa admin dhe une nga ju sot e kuptova se kush ishte vajza qe e paskemi komentuar”, ka shkruar ajo në Instagram.

    Sellma më tej ka pohuar se ka përkatësi shqiptaro-boshnjake, dy popujve që kanë përjetuar tragjedinë më të madhe në Ballkan. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!