Reperi Gold AG ka zbuluar se atij i është ndaluar hyrja në vendlindjen e tij, në Preshevë.
Gola AG ka thënë se arsyeja që tash e dy vite nuk ka qenë në Preshevë është kënga “Medvegja” , ku kishte përmendur se kjo qytezë dikur ka qenë e shqiptarëve, çka ka shërbyer si shkas nga autoritetet serbe që t’ia ndalojnë hyrjen në Preshevë, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Gold Ag këtë këngë e kishte publikuar në nëntor të vitit 2017.
Kënga është ritmike hip-hop, e ndërthurur me elemente të ndryshme patriotike.
Klipi është xhiruar i tëri në Medvegjë dhe sjell pamje të ndryshme nga rrugët dhe lokacionet më interesante të tij.
Reperi njihet për këngët e tij të ndryshme me motive patriotike, dhe që shpesh ua kushton trojeve shqiptare. /Reporteri.net