Prishtina po bëhet gati për një prej netëve më të mëdha të kësaj vere. Rick Ross, një prej emrave më të njohur të hip-hopit amerikan i njohur botërisht si “The Boss”, vjen për herë të parë në Kosovë, ku do të performojë në skenën e “Venom” më 11 gusht 2026.
Pas vitesh të tëra në majat e skenës ndërkombëtare, Rick Ross pritet të sjellë në Prishtinë energjinë dhe atmosferën që e kanë bërë një prej figurave më të rëndësishme të hip-hopit amerikan.
Me një karrierë mbi dy dekada, Rick Ross ka lënë gjurmë të fuqishme në muzikën botërore, me hite të shumta, albume të suksesshme dhe bashkëpunime me disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore.
Performanca e tij në Kosovë vjen si pjesë e një serie eventesh të mëdha që “Venom” ka sjellë në Prishtinë, duke e kthyer klubin në një prej destinacioneve kryesore për artistët ndërkombëtarë dhe adhuruesit e muzikës.
Gjatë viteve të fundit, në skenën e Venom kanë performuar emra të njohur ndërkombëtarë si Central Cee, Jason Derulo, French Montana, GIMS, Morad dhe artistë të tjerë, ndërsa tash radha është e Rick Ross për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në skenën e jetës së natës në Kosovë.

Rick Ross do të ngjitet në skenën e Venom më 11 gusht, ndërsa dyert do të hapen nga ora 23:00. Atmosfera pritet të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit, në një natë që organizatorët e kanë paralajmëruar si një prej eventeve më të veçanta të kësaj vere.
Vetë Venom e ka promovuar ardhjen e reperit amerikan si performancën e tij të parë në Kosovë, duke e cilësuar eventin si një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut.
Për fansat e hip-hopit, kjo është mundësia për ta parë nga afër një prej figurave që ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në skenën amerikane dhe ndërkombëtare.
Më 11 gusht, “The Boss” zbret në Prishtinë. Rick Ross në Venom – një natë që premton muzikë, energji dhe një spektakël të paharrueshëm.
View this post on Instagram