Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar disa fotografi nga një “foto sesion të shpejtë”.


Në rrugët e Parisit një foto sesion të shpejtë asaj ia ka bërë fotografi Ronan Park, transemton Koha.net.

“Vazhdoni atëherë, të bëjmë një foto sesion të shpejtë Ronan Park”, ka shkruar Rita Ora, e cila në këto foto paraqitet me një pallto me nuanca të së gjelbrës dhe të kaltrës, me xhinse, si dhe me fanellë të bardhë.

Reklamë

Rita Ora një modele e lindur

Kujtojmë se ditë më parë Rita Ora i pushtoi rrjetet sociale të martën mbrëma me pjesëmarrjen në pasarelat e Javës së Modës në Paris.

Reklamë

Ajo i shfaqi aftësitë prej modeleje duke parakaluar në sfilatën e koleksionit më të ri të veshjeve, të markës “Miu Miu”.