Edhe këngëtarja Ronela Hajati është në mesin e shumë këngëtaret të tjerë që janë bashkuar për ta ndihmuar Shqipëri nga tërmeti shkatërrues.


Këngëtarja, përmes një video në “Instagram”, i ka bërë thirrej të gjithë vullnetarëve dhe personave që po ndihmojnë, që në Pezë qytetarët kanë nevojë për ndihmë, shkruan Reporteri.net.

Më poshtë e keni postimin e saj pa ndërhyrje nga redaksia jonë:

Reklamë

“Ndodhemi ne Peze dhe nevoja per NGROHESE, ushqime, batanije dhe me e rendesishmja CADRA! Njerezit kane nevoje per strehim te menjehershem! Ndihmat po mblidhen tek qendra e kultures ne Peze! Jane mbi 30 familje qe nevoje per ndihme urgjente! Nuk ka asnje media apo ndihme ktu!Ne do vazhdojme per ne Durres te kontribuojme sadopak ne dhimbjen e pafundme”, shkruan Hajati.

/Reporteri.net/