Ryva Kajtazi, këngëtarja dhe aktorja e skenës tonë shqiptare, ishte një nga të ftuarat në kanagjegjin e Gresa Behlulit.
Ajo sot ka postuar një fotografi ku tregon se si u dok në këtë aheng.
Me një fustan elegant tejet të bukur, e me një grim profesionist e flokë të lëshura me onde, Ryva duket se ka shkëlqyer mbrëmë.
Ndryshe, këngëtarja kohët e fundit është duke i kushtuar rëndësi të veçantë formave trupore, sepse shpesh poston pamje duke bërë ushtrime në palestër.