Mediat serbe ditë më parë kishin publikuar një artikull, ku e cilësonin Luana Vjollcën si femrën më të bukur shqiptare. Ata madje shkuan aq larg saqë thanë se do të “prenin venat” për të, shkruan Reporteri.net
Artikulli i mediumit serb espreso.rs ku ndër të tjera thuhet se “Luana Vjollca e urren Serbinë”, ka marrë vëmendjen e artistes shqiptare.
Luana përmes një storie në Instagram i është kundërpërgjigjur këtij artikulli, teksa në një farë forme e ka pranuar se ky konstatim qëndron.
“Gazetat serbe paskan shkruar sa shume e urrej Serbine dhe sa shume e dua Shqiperine e madhe, Kosoven! Dhe une po ju them SHUME MIRE QE E DINI!!!”, është reagimi i artistes./Reporteri.net