×
  • Show Time
  • Show Time

    Shakira dhe Carlos Vives dalin në gjykatë, u akuzuan për plagjiaturë

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 21:52

    Shakira dhe Carlos Vives janë paraqitur në një gjykatë të Madridit për t’iu përgjigjur akuzave të një këngëtari dhe producenti të lindur në Kubë, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë të punës së tij në hitin “La Bicicleta”.


    Këngëtarët kolumbianë hodhën poshtë pretendimet e Livan Rafael Castellanos se “La Bicicleta” përmban lirikën, ritmin dhe melodinë e ngjashme me atë të këngës së tij të vitit 1997, “Yo te quiero tanto”.

    “Kënga ime flet për atdheun tim, është një përshëndetje për vendlindjen time Barranquilla, Kolumbi – jo Kubën. Është ndryshe”, ka theksuar Shakira, citon KP.

    Ndërsa, Vives u ka thënë gazetarëve se ai e mirëpriti mundësinë për të pastruar emrin e tij nga akuzat.

    Castellanos, nga ana e tij, pohon se ekspertët e muzikës mbështetën pretendimin e tij për plagjiaturë.

    “Le të shohim nëse më në fund mund të arrijmë në fund të kësaj dhe drejtësia të vihet në vend”, ka deklaruar ai për AP.

    Sony Music, e cila lansoi këngën “La Bicicleta”, nuk e ka komentuar rastin, ndërsa gjykata pritet të bëjë të ditur vendimin pas 20 ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!