Këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni bashkë me grupin e tij, sot do të organizojë një performancë artistike në disa lagje të qytetit të Gjakovës.


Performanca fillon në orën 13:30 në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar për mes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek banesat kolektive në Bllokun e Ri rruga “Anton Çetta”, si dhe tek banesat në rrugën “Bujar Roka”.

Kjo inciativë vjen, pasi qytetarët ndodhen në karantinë, shkaku i koronavirusit që tashmë ka poshtuar tërë botën.

Reklamë