Marshall Mathers ose i njohur në të gjithë botën si Eminem është një nga këngëtarët që ka shitur më shumë albume në të gjithë botën, duke u konsideruar si mbret i rap-it.


Hailie është pika e dobët e mbretit të rap-it, ajo ka qenë poashtu edhe muza e këngëve të tij, të cilës i ka kushtuar më shumë se 20 këngë.

Eminiem ka 3 fëmijë, por vetëm Hailie është vajza e tij biologjike. Ajo nga një vogëlushe siç e njihnim në këngë, është kthyer në një zonjushë mjaft simpatike.

Reklamë

Hailie ka plot 1.4 milion ndjekës në Instagram dhe sëfundmi ajo ka postuar disa foto me bikini në Hawaii. Ajo u diplomua vitin e shkuar për psikologji dhe vazhdon të mbajë lidhje të forta me të atin.