Për Albërie Hadërgjonaj kur përmendim moshën, duhet të theksojmë se kemi të bëjmë thjesht me shifra.
Fakti që ka një karrierë të gjatë në muzikë, nuk ka ndikuar aspak në formën fizike të yllit kosovar.
Edhe pse gjyshe tashmë, Albëria duket mahnitëse në çdo foto që poston në Instagram, por në imazhin e fundit ku shfaqet me bikini, i ka dhënë një leksion të vërtetë vajzave të reja.
Ashtu siç edhe ajo shkruan, “për qikat e reja që hajn pica”, Albërie ka treguar se gëzon forma trupore që edhe një 20-vjeçare do t’i kishte zili.