“Fesivali i Këngës” ka përfunduar mbrëmë duke e shpallur fituese këngëtarën, Arilena Arën, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, me këngën “Shaj”.


Lista e konkurrentëve ishte mjaftë e madhe, prandaj edhe konkurrenca në performancën e këngëtarëve ishte e vështirë, shkruan Reporteri.net

Elvana Gjata, Arilena Ara, Albërie Hadërgjonaj, Robert Berisha, Era Rusi, janë vetëm disa prej emrave që e kanë përbërë këtë listë.

Reklamë

Fitorja e Arilena Arës në këtë festival, ka ngjallur debate të ndryshme, teksa ishin shumë afër me pikë, me këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjatën.

Në bazë të disa fotove që janë bërë publike në rrjete sociale, shihet teksa juria ndërkombëtare ka vlerësuar me pikë maksimale këngën e Elvana Gjatës, kurse dy nga jurit e Shqipërisë e votojnë me pikë minimale.

Ndërsa, këto janë pikët tjera që juria shqiptare 2, e ka vlerësuar këngën e Elvana Gjatës:

Reklamë

Mirëpo, ata që kishin mbështetur më së shumti këngën e Elvana Gjatës ishin nga juria ndërkombëtare.

Pikët e Islandezit:

Pikët e Grekut:

Reklamë

Pikët e Suedezit:

Megjithatë, nga Arilena Ara, pritet një perfomancë e jashtëzakonshme në “Eurovision 2020”, këngë kjo që është pëlqyer shumë nga publiku shqiptarë.

Reklamë

Kurse, Elvana Gjata në një prononcim për media tha se nuk ka rëndësi që nuk kam fituar, por këtë këngë ia kam dedikuar të gjithë shqiptarëve ngado që janë dhe e kam shkruar me gjithë zemër.

Reporteri.net

Reklamë