×
  • Show Time
  • Show Time

    Tre vite pas sherrit, Enca tregon çfarë i bëri Noizy-t

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 23:09

    Kanë kaluar 3 vite nga sherri i bujshëm mes Noizyt dhe Encës megjithatë mbetet një nga temat më pikante të showbizit.


    Dyshja prej 3 vitesh nuk i kanë marrëdhëniet si dikur dhe nuk flasin më me njëri-tjetrin

    E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Enca u bë pjesë e një loje ku duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur të ekranit për të gjetur mashkullin perfekt.

    Në mes të lojës u shfaq edhe foto e Noizyt teksa në lojë ndodhej edhe Muharremi. Enca menjëherë zgjodhi Muharremin dhe tha: “Si mund të krahasosh një portret bardhë e zi me një me ngjyra? Normal që do zgjedh atë me ngjyra”.

    “Goca ju e dini që ne shquhemi për besnikëri ndaj atyre që janë besnik kështu që Muharremi e ka treguar veten”, tha Enca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!