Një vajzë shqiptare ka ekzekutuar në mënyrë shumë të veçantë këngën ‘Xhamadani vija vija’ me anë të çiftelisë, ku edhe video e saj është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.


‘Xhamadani vija vija’ këndohet si asnjë këngë tjetër në stadiume kur luan Kombëtarja, nuk mund të mungojë në çdo festë kombëtare, është pa asnjë diskutim hiti dhe himni jozyrtar i çdo organizimi formal dhe joformal të shqiptarëve, është kënga që gjen vend në netët live të të rinjve dhe nga të paktat që dinë ta këndojnë edhe fëmijët e vegjël.

Ka shumë njerëz që interpretimin e saj e kanë bërë me piano, kitare por edhe me çifteli.

Reklamë

Së fundi është një vajzë e re shqiptare që ka mahnitur me interpretimin që i ka bërë këngës ‘Xhamadani vija vija’ me anë të çiftelisë.

Ajo ka marrë komente të shumta pozitive për mënyrën se si ajo luan me gishtat në çifteli, ku edhe më pas video e saj ka marrë shumë shpërndarje.