Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami ka postuar një fotografi ku shihet se është së bashku me Policinë e Kosovës.


Ai thotë se Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend dhe larg më e mira polici në rajon, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Reklamë

Me Adriatik Kelmendi dolëm t’ua shprehim respektin dhe falënderimin atyre që janë duke bërë të pamundshmen këto ditë që ne dhe familjet tona ta kalojmë sa më lehtë pandeminë.

Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend dhe larg më e mira polici në rajon.