Këngëtari Young Zerka, i njohur për stilin e tij të veçantë në muzikë, ka treguar për herë të parë, vështirësitë që hasi në muzikë.
Në intervistën e fundit në emisionin “Glamour Zone” në RTV ORA, Zerka u shpreh se ka patur raste edhe që është demoralizuar dhe e kanë bërë të vuajë.
“Ka patur edhe raste që mundohesh të dorëzohesh. Sapo del nga ajo derë, ulesh diku, pi një kafe, qetësohesh, merr veten dhe thua: “Shiko, do ja dal”. Dhe fillon e motivon veten më shumë. Ideja është që nuk duhet të dorëzohesh. Por është e vërtetë, këtu ka patur raste që vërtetë të bëjnë të vuash”, ka deklaruar ai.
I pyetur a ka pasur raste kur i kanë thënë, ‘ti s’bën’, Zherka ka mohuar këtë.
“Jo këtë s’ma kanë thenë. Por më kanë thenë ‘ku shkon ti me këto flokë’.