×
  • Sport
  • Sport

    10 vite nga skandali më i madh në Ligën e Kampionëve, flet referi i cili mori kërcënime për vdekje

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 16:51

    Ish referi i një prej ndeshjeve më skandaloze të historisë së Ligës së Kampionëve, Tom Henning Ovrebo, ka diskutuar për natën e cila e bëri atë ‘budallain më të madh në futbollin ndërkombëtar’, kur ai gjykoi ndeshjen Chelsea – Barcelona në vitin 2009.


    Barcelona arriti të kualifikohet në finale falë golës si mysafir të cilin e shënoi Andres Iniesta, por ndeshja do të kujtohet për referimin skandaloz të Ovrebos, shkruan Reporteri.net

    Gjyqtari norvegjez dështoi të akordonte 4 penallti për Chelsean dhe një karton të kuq në favor të klubit londinez, gjë që bëri që shpresat për një triumf në Europë të shuheshin për Chelsean, ashtu siç do të shuheshin edhe ndeshjet për referim nga gjyqtari kontravers.

    “Do të kisha dëshiruar që ta kisha ndihëm e VAR-it atë ditë”, tha Ovrebo.

    “Pas pjesës së parë, unë dhe asistentët menduam se kishim kontroll. Sidoqoftë, në fund të ndeshjes, nuk e kisha më atë ndjenjë. Kur shkova në dhomat e zhveshjes, mendova: “Në rregull, Tom Henning, kjo nuk ka qenë nata jote më e mirë”.

    Pas incidentit të tij me Ballack, ku gjermani e ndjeku atë për një penalti të padhënë, ai tha se u mundua ta mbajë vetën të qetë.

    “Më duhet ta pranoj që brenda isha duke u djegur. Tek në dhomat e zhveshjes e kuptova se sa kontraverse kishte qenë gjithçka.

    “Në vetëm brenda dy orë, unë përfundova prej një prej referëve më të respektuar, në budallain më të madh në futbollin ndërkombëtar”, ka thënë Ovrebo.

    Ai pranon se ka marrur kërcënime me vdekje pas ndeshjes dhe është dashur të përcillet nga policia deri në aeroport.

    “Ata na vendosën eskorta të policëve prapa deri në momentin që ne kemi hipur në aeroplan”, ka thënë ai.

    “Kërcënimet me vdekje erdhën nga frustrimi i mos fitimit të ndeshjes nga ana e Chelseas dhe për shkak të performancës sime dhe prej dëshirës së madhe për të më vrarë mua dhe familjen time”.

    Kujtojmë që 10 vite pas, kjo mbetet ende ndeshja më skandaloze në histori të Ligës së Kampionëve.

    Atë vit Barcelona arriti në finale dhe mposhti Manchester Unitedin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!