Është hedhur shorti për fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës, me Barcelona vs Manchester United si ndeshja kryesore.


Ajaxi do të përballët me Juventusin, derisa Tottenhami do të luajë kundër Manchester Cityt.

Pa dyshim, dueli kryesor në këtë fazë do të jetë Barcelona kundër Manchester Unitedit.

Reklamë

Ndërsa, gjiganti tjetër anglez, finalisti i vitit të kaluar, Liverpooli, do të ndeshet me Porton.

Oraret e ndeshjeve:

9 dhe 10 prill: Çerekfinalet, ndeshjet e para

16 dhe 17 prill: Çerekfinalet, ndeshjet kthyese

30 prill dhe 1 maj: Gjysmëfinalet, ndeshjet e para

Reklamë

7 dhe 8 maj: Gjysmëfinalet, ndeshjet kthyese

1 qershor: Finalja – Wanda Metropolitano, Madrid