×
  • Sport
  • Show Time
  • Show Time

    400 të ftuar në dasmën e tij, por Ramos i lejoi vetëm një personi përdorimin e telefonit

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 15:35

    Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos dhe bashkëshortja e tij, Pilar Rubio, vikendin e kaluar kanë kurorëzuar dashurinë  e tyre me martesë.


    Çifti u martuan të shtunën në një ceremoni  madhështore në ‘Galactico’ ku ishin të ftuar qindra të famshëm, duke përfshirë miq, familjarë dhe shokët e tij të futbollit, transmeton Reporteri.net.

    https://www.instagram.com/p/By2O8VNCZXy/?utm_source=ig_embed

    Ai raportohet se ndaloi telefonat celularë në dasmën e tij, ndonëse përjashtim ka bërë për vetëm një të ftuar, presidentin e klubit të Real Madridit, Florentino Perez.

    Sipas  kolegut të tij Santi Cazorla, kapiteni i Real Madridit në dasmën e tij kishte një rregull strikt: “Asnjë telefon celular” në mënyrë që mysafirët të jenë më të shoqërueshëm dhe kjo ditë e veçantë të ishte më kuptimplotë për ta.

    “Vetëm Florentino Perez mbante telefonin e tij. Ai po shikonte finalen e basketbollit  në ACB, ku bën pjesë ekipi i Real Madridit”, konfirmoi Cazorla.

    Në  mesin e 400 të ftuarve, nuk ishte as shoku i tij i fushës, Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte pajtuar me mënyrën se si Ramos ishte larguar nga Reali.

    Kujtojmë se në dasmën e Ramos, ishin të ftuar edhe çifti Pique dhe Shakira, të cilët po ashtu nuk morën pjesë. /Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/By47iFnCuVL/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!