×
  • Sport
  • Sport

    A është kjo pritja e sezonit nga portjeri i Chelsea-t?

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 17:41

    Chelsea ka fituar sot ndaj skuadrës së Watford me rezultat 3-0, falë një paraqitjeje briliante në pjesën e dytë.


    Kjo fitore ia siguron Chelseas 99 % pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm, shkruan Reporteri.net

    Por, po të mos ishte për pritjen fenomenale të Kepas në pjesën e parë, me siguri se Chelsea këtë ndeshje do ta kishte shumë vështirë ta fitonte.

    Portjeri spanjoll ka arritur ta mbajë portën e tij të paprekur 14 herë këtë sezon në Premierligë, duke qenë kështu vetëm pas Ederson të Cityt e Alissonit të Liverpoolit.

    Kujtojmë që nëse Arsenali nuk shënon fitore sot, atëherë Chelsea do të luaj në Ligën e Kampionëve 100 % vitin e ardhshëm./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!