×
  • Sport
  • Sport

    Ajaxi e fiton Kupën e Holandës, e kërkon tripletën

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 20:30

    Ajaxi është kampion i Kupës së Holandës për sezonin 2018/19. Pas nëntë vitesh mungesë ekipi i famshëm holandez e ka fituar këtë trofe.

    Skuadra e trajnerit Erik ten Hag e mposhti 4-0 në finale skuadrën e Willem II, për të rrëmbyer trofeun e parë për sezonin 2018/19.

    Daley Blind 38’, Klaas Jan Huntelaar 39’ dhe 67′ si dhe Rasmus Kristensen 76’, ishin golashënuesit.


    Kjo skuadër janë afër triumfit në Ligën e Holandës ku pas 32 ndeshjes zë vendin e parë me 80 pikë, aq sa ka edhe PSV Eindhoven i dyti.

    Ajaxi poashtu është pranë kualifikimit në finale të Champions League pasi ndeshjen e parë gjysnmëfinale e ka fituar si mysafir i Tottenhamit.

    Mbetet të shihet nëse Ajaxit do t’i buzëqesh fati dhe do të fitoi tripletën sivjet.

    Kujtojmë se ky oishte trofeu i 19-të i Kupës së Holandës në histori të klubit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!