Ajaxi – Juventusit: De Ligti do të shkojë në Barcelonë

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, i ka thënë në një bisedë të fshehtë drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paraticit, se qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt do të transferohet në Barcelonë.


Mediumi italian sportiv, RAI Sport, pretendon se Ajaxi ia ka bërë të qartë Juventusit se nuk do të ketë mundësi t’ia shesë kapitenin e skuadrës, Matthijs de Ligtin, sepse ai do të transferohet në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

Në të njëjtin takim mes Marc Overmasit dhe Fabio Paraticit është diskutuar edhe shuma për të cilën pritet të shiten qendërmbrojtësi holandez. Sipas po të njëjtën medium, De Ligti do t’i kushtojë Barcelonës 80 milionë euro.

Takimi mes këtyre dy palëve u zhvilluara pas ndeshjes kthyese mes dy klubeve në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kur Ajaxi e eliminoi Juventusin dhe e zuri një vend në gjysmëfinale, ku tani po përballet me Tottenhamin.

Nëse De Ligti arrin ta sigurojë transferimin në Barcelonë gjatë verës, ai do të ribashkohet me bashkëlojtarin e tij aktual në Ajax, Frenkie De Jongun, i cili në janar nënshkroi marrëveshje për t’iu bashkuar katalonasve në fund të këtij sezoni.

Kapiteni i Ajaxit i ka bërë 52 paraqitje këtë sezon dhe gjatë tyre i ka shënuar gjashtë gola, përfshirë këtu golin e fitores në ndeshjen kthyese kundër Juventusit, që i kualifikoi holandezët në gjysmëfinale. De Ligti i ka asistuar edhe katër gola të tjera.

Edhe El Mundo Deportivo raporton se mbrojtësi 19-vjeçar është i gatshëm t’i bashkohet bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jongut, në Camp Nou sapo të përfundojë ky sezon.

Megjithatë, plani i agjentit të tij, Mino Raiolas, dëshiron që klienti i tij të transferohet te ndonjë klub më profitabil në aspektin financiar, siç është Manchester Unitedit apo edhe Bayern Munichu ose Juventusi.