Portieri argjentinas i Chelseat, Emi Martinez, do të jetë jashtë fushave për disa javë, pasi iu nënshtrua një operacioni në nofullën e thyer, ka konfirmuar trajneri i londinezëve, Xabi Alonso.

Martinez pësoi lëndimin gjatë fitores 2-0 të Chelseat ndaj Evertonit të shtunën e kaluar, pas një përplasjeje me mbrojtësin Jarrad Branthëaite, ndërsa më pas u dërgua në spital për trajtim.

“Është më mirë tani. Ai iu nënshtrua operacionit. Ende duhet të presim. Do të mungojë për disa javë. Shpresojmë që të jenë më pak sesa më shumë”, ka thënë Alonso.

Reklamë

Në mungesë të Martinezit, Mike Penders pritet të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës kundër Tottenham Hotspur, në kuadër të Premierligës.

Trajneri spanjoll ka vlerësuar gatishmërinë e portierit, duke theksuar se ai ka zhvilluar stërvitje të mira dhe ka treguar cilësi në ndeshjet e kupës.

“Ai është gati. Ka stërvitur mirë dhe ka luajtur disa ndeshje të kupës, ku ka treguar nivel të mirë. Edhe kur u inkuadrua ndaj Evertonit, në ato pak minuta tregoi personalitetin dhe cilësitë e tij”, ka deklaruar Alonso.

Ndërkohë, trajneri i Chelseat ka dhënë lajme edhe për gjendjen e Malo Gustos dhe Pep Chavarria, të cilët munguan në fitoren e fundit për shkak të problemeve shëndetësore dhe lëndimit.

Sipas Alonsos, Gusto është rikuperuar dhe është në gjendje të luajë, ndërsa Chavarria vazhdon stërvitjet, por nuk do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Tottenhamit.

Reklamë

Chelsea do ta presë Tottenham Hotspurin të shtunën, në një ndeshje ku londinezët do të synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në kampionatin anglez.