×
  • Sport
  • Sport / Trajneri i shumëkërkuar

    Alonso vendos për të ardhmen e tij

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 17:31

    Kryetrajneri i Bayer Leverkusenit, Xavi Alonso ka konfirmuar se do të mbetet te klubi gjerman edhe për sezonin 2024-25, duke u dhënë fund shpresave të Liverpoolit dhe Bayern Munichut për të siguruar shërbimet e tij.

    Liverpooli do të zëvendësojë Jurgen Kloppin në fund të sezonit, teksa Bayerni është në kërkim të zëvendësuesit të Thomas Tuchel.

    Dy gjigantët evropianë ishin në kërkim të Alonsos, por të premten në konferencën për media ai ka konfirmuar se do të mbetet te “Farmaceutikët” gjermanë.

    “Javën e kaluar pata një takim me zyrtarët e klubit për t’i informuar për vazhdimin si kryetrajner i Bayer Leverkusenit”, ka thënë Alonso në konferencën për media.

    “Është folur shumë për të ardhmen time. E kam shfrytëzuar pushimin për të reflektuar dhe për të marrë vendimin. Është vendi i duhur për mua si trajner i ri. Puna ime me Bayerin nuk ka përfunduar”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!