Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
“Tre Luanët” kanë shënuar në minutën e 55-të për rezultatin 1:0, me autor Gordonin, i cili shfrytëzoi një top në zonë dhe e dërgoi në fundin e rrjetës.
Pjesa e dytë nisi me një rast të madh për Argjentinën. Në minutën e 46-të, Julian Alvarez bëri një aksion të shkëlqyer në zonë dhe provoi goditjen, por portieri Jordan Pickford reagoi me një pritje fantastike duke shpëtuar portën angleze.
Pas pjesës së parë pa gola, Anglia arriti ta thyejë rezistencën e kampiones në fuqi dhe tashmë udhëheq 1:0 në duelin për një vend në finalen e Botërorit.